Spitali i Tetovës realizon tre operacione të reja për këtë institucion


Mjekët e Spitalit klinik të Tetovës kanë realizuar tre intervenime të cilat kanë rezultuar me sukses të plotë.

“VATS operimet e kesaj radhe…
Kete fundjave ekipi i torakales se Tetoves realizoj me sukses 3 operime ku ishte per tu theksuar operimi i pare karcinome e mushkerive, ku u be lobektomi e djathte e poshtme me VATS uniport – me hapje 3 – 4 cm minimal invasive dhe me disekcion total te limfnodujve te anes se djathte.
Nder ta kishim edhe 2 hiperhidroza – mbidjersitje – Simpatektomi me VATS , ku sot pas 3 diteve te gjithe pacientet jane per trajtim shtepiak…
Nje falenderim te veçante Dr.Firas Abu Akar për mbeshtetjen me shprese se fusha e operimeve ne kirurgjine tone me kalimin e muajve do te zgjerohen edhe ne patologji tjera.
Falenderit gjjthe stafit mjeksore te spitalit klinik te Tetoves, te cilet tani me kenaqesi na qendrojne prane per çdo nevoje tonen qe te mbrijme dite me te mira per pacientet tane ne spitalin tone” ka shkruar mjeku Visar Xhaferi.

Këto operacione janë mbështetur nga Dr.Firas Abu Akar.