Spitali i Gostivarit bëhet me faltore


NE JEMI KËTU PËR TË MENAXHUAR DHE REALIZUAR ÇDO KËRKESË TË TË PUNSUARVE TONË, dhe për të ofruar kushte sa më të mira për të gjithë ne.
Tash më gati se të gjitha hapsirat e pa shfrytëzuara të Spitalit tonë po rinovohen me realizimin e shumë projekteve që kemi realizuar dhe që do të realizojmë në vazhdimsi deri në përfundim të vitit 2021.

Ju njoftojmë se pas pastrimit të disa hapsirave që deri më tani kanë qenë të pa shfrytëzuara, sot filloi realizimi i një projekti tepër human, njerëzor dhe tepër i nevojshëm për personelin e spitalit tonë.

Pas kërkesës së madhe nga një numër i konsiderueshëm i të punsuarve, në lidhje me hapjen e një faltorje në institucionin tonë, ku ditave të Premte (xhuma) të punsuarit të kenë një hapsirë ku të mund të kryejnë namazin e Xhumasë dhe namazeve tjera, udhëheqësija e spitalit i shqyrtoi kërkesat dhe duke marë parasysh numrin e madh të të punsuarve me përkatësi Muslimane e pa të arsyeshme që kërkesa e të punsuarve të realizohet.

Pas disa takimeve të Drejtorit me disa afarist human nga qyteti jonë ky projekt veç më sot ka filluar të realizohet, falë donatorëve human që e përkrahën këtë proejekt.
Me respekt
Drejtori Dr. Jakup Jakupi