Spitali i Gostivarit apelon banorët mos dërgojnë fshehurazi ushqime për të infektuarit me Covid 19

Gjatë orëve të mbrëmjes, familjarët të cilët kanë të sëmurit e tyre me Covid 19 të shtruar në Repartin Infektiv në Gostivar, pa dijenin e mjekëve dhe nga ditaret u dërgojnë të njejtive ushqime. Në disa raste, ka pasur denoncim nga ana e personelit mjekësor dhe ka intervenuar policia. Megjithatë, ky fenomen i cili rrezikon bartjen dhe shtimin e infeksionit, nuk ndalet.

Për këtë, udhëheqësia e Spitalit ka dalë me apel deri te qytetarët.
“Jemi të vetëdijshëm se çdonjëri nga ne jemi të shqetësuar për shëndetin e të afërmve tanë. Mjekët dhe motrat medicinale japin maksimumin nga vetja e tyre për shërbime me të gjitha standardet. Për çdo nevojë, edhe për ushim, ato sigurohen nga vetë spitali. Prandaj apelojmë deri te qytetarët, të mos u dërgojnë më ushqime të afërmive të tryre, sepse në këtë formë nuk ndihmojnë, por mund akoma ta vështirësojnë punën tonë dhe situatën me pandeminë. Kjo sjellje nga qytetarët përbën rrezik të madh për rritjen e numrit të të infektuarve, i cili ditëve të fundit edhe ashtu është shumë i lartë”, thonë nga Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Reparti Infektiv në Gostivar ndodhet në katin përdhesë dhe kjo mundëson që pa asnjë vështirësi qytetarë natën dhe te dritaret pas objektit t’ua japin ushqimet pacientëve.