Spitali e hodhi në koshin e plehrave, vdes në mënyrë ç’njerëzore Arben Hoti

Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin hebrenjtë e Evropës në dhomat e gazit, ata patën një plan më pak të përgjakshëm, të njohur si Plani i Madagaskarit. Ai parashikonte transferimin e 4 milionë hebrenjve nga Evropa në ishullin e Madagaskarit në lindje të kontinentit afrikan.

Kjo ide u hodh për herë të parë në vitin 1885, ku u sugjerua deportimi i hebrenjve të Evropës Lindore në Madagaskar. Makabritete që i njeh gjithë bota dhe solidarizohet me to. Ama edhe vet “arkitektë”e Holokaustit do ngeleshin të habitur me trajnimin çnjerëzor që i është bërë Arben Hotit.

Edhe nazistët mendonin për zgjidhje më pak të dhimbshme ndaj çifutëve, duke ju kursyer jetën, por duke i zhvendosur në një vend tjetër.
Pak ditë më parë Klan Plus transmetoi një kronikë në të cilën Arbeni, e kishte të pamundur të merrte kurim nga Spitali i Shkodrës pasi bluzat e bardha nxirrnin nga Urgjenca duke e hedhur pranë koshit të mbeturinave.

Shqetësimin e Arbenit ia adresuam edhe drejtorit të Spitalit të Shkodrës Ardjan Dajtit.
Ditën e sotme nga familjarët është bërë e ditur se Arben Hoti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes që vuante. Arbeni prej më shumë se 1 muaji i kishin filluar shqetësimet.

Shpesh nga familjarët por edhe nga banorët e zonës është transportuar me urgjencë për në Spital, por aty nuk e ka marrë mjekimin e nevojshëm, çka ka sjellë edhe vdekjen e tij.