Spircis: Greqia do të vendosë tabela me emrin e ri, aeroporti në Selanik mbetet “Maqedonia”

 Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Kristos Spircis thotë se tabelat e rrugëve në Greqi me emrin e ti të vendit do të vendosen, por nuk saktësoi kur do të bëhet. Atje ku, siç tha, duhet të tregohet drejtimi i ndonjë qyteti do të mbetet tabela me emrin e atij qyteti.

“Bëhet fjalë për një çështje të lehtë. Ekzistojnë rregulla ndërkombëtare dhe evropiane për tabelat. Do të vendoset tabelë  me emrin Maqedonia e Veriut. Atje ku duhet të tregohet drejtimi drejt ndonjë qyteti do të mbetet tabela për atë qytet, ndërsa për këtë do të dakordohem me ministrin. Por, dua edhe diçka tjetër të komentoj. Kur tabelat e tregojnë emrin e qytetit nuk mund ta vendosim emrin e shtetit sepse do të ketë përshtypje  jo të mira”, tha Spircis duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ministrin e Transportit dhe  Lidhjeve Goran Sugareskin.

Sipas tij, të dyja qeveritë mbajnë përgjegjësi të madhe me nënshkrimin e Marrëveshjes e Prespës dhe aspak nuk shohin  në çmimin politik që duhet ta paguajnë, për shkak të të mirës që ajo e sjell edhe për vendin edhe për rajonin. Por, thotë, gjithsesi se kjo marrëveshje ka kundërshtarë edhe në Greqi.

“Do të jetë fatkeqësi nëse pas vendosjes së tabelave njerëz të caktuar apo qarqe  do të tentonin t’i shkatërrojnë.  Këtë e them që tani që të dini ciloi do të kishte për qëllim dhe mund t’i shkatërrojë”, tha ministri grek Spircis.

I pyetur nëse në shenjë të vullnetit të mirë Greqia do të mund ta ndryshojë emrin e aeroportit “Maqedonia” në Selanik ai theksoi se nuk ka shans që kjo të bëhet.

“Sigurisht jo.  Nuk ka shans të ndryshohet emri i aeroportit në Selanik”, tha ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Kristos Spircis.