Nuk përmbahet 20 vjeçari shqiptar në Itali! Merr thikën dhe qëllon njerkun, plagos nënën që po i ndante

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar i cili dhunoi dhe plagosi me thikë njerkun e tij në Itali. Mediat lokale kanë raportuar se para pak ditësh në Carapelle 20-vjeçari shqiptar pa ndonjë arsye të veçantë theri në shpinë dhe u përpoq të godiste me një gur të madh njerkun e tij. Fatmirësisht burri u shpëtua nga dy policë të cilët panë në mes të rrugës burrin e gjakosur me një vajzë të vogël në krahë që po kërkonte ndihmë.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e burrit, gjeti 20-vjeçarin shqiptar pa bluzë dhe me një gur të madh në dorë. Por pas një pas një procesi të gjatë bindës, policia arriti ta bindte shqiptarin që të hiqte dorë nga sulmi dhe e shoqëruan për në komisariat. Ndërkohë policia mësoi se nëna e 20-vjeçarit ishte jashtë shtëpisë kur u alarmua nga britmat e burrit të saj. Gruaja u përpoq disa herë të ndante dy burrat, por u plagos në përleshje. Pas kësaj njerku u përpoq të shpëtonte veten dhe iku nga mbrapa shtëpisë me vajzën e vogël në krahë.