Specialja ua vazhdon paraburgimin Selimit e Krasniqit

Gjykata Speciale ka vendosur që t’i vazhdohet paraburgimi dy prej katër ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo është bërë e ditur në vendimin të cilin e ka marrë Specialja dy ditë më parë.

Si arsye për vazhdimin e paraburgimit, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston rreziku i dëmtimit të provave, ndikimit në dëshmitarë etj.

Në dritën e zhvillimeve të mësipërme, si dhe faktin se ka rrezik të vazhdueshëm në pengimin e procedimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme…paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendimin e Speciales për vazhdimin e paraburgimit.

Trupi gjykues në një pjesë të vendimit, duket të jetë i vetëdijshëm për kohën e gjatë që Selimi e Krasniqi kanë kaluar në paraburgim. Andaj, kanë theksuar se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Telegrafi.