SPB Tetovë sot në Tetovë ka arrestuar një mashtrues të shumëfishtë


Policët e SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (10-mars) rreth orës 14:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar një 35-vjeçarin Sh.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në zonën Tetovë-Gostivar, në periudhën nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e dënueshme në bazë të nenit 247 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatitet parashtresa përkatëse.