SPB Tetovë ngre padi penale ndaj 3 të miturve, e kishin hedhur nga lartësia shokun e klasës, i cili gjatë rënies ishte lënduar rëndë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur nga një lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore.