SPB-Tetovë me masa të ashpra gjatë vikendit!

Në prag të vikendit të vazhduar festiv me rastitn e festës së 1-majit, Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon qytetarët të cilët ditëve të ardhëshme planifikojnë piknik në natyrë, në mënyrë strikte tu përmbahen vendimeve të qeverisë dhe paralajmrimeve shëndetësore, që të mos mblidhen në një vend më shumë se dy persona, të mbajnë distancën e caktuar sociale dhe përdorimin e detyrueshëm e mjeteve mbrojtëse.

Krahas kësaj qytetarëve ju bëhet me dije që të mos ndezin zjarre në vende të hapura, të cilat shpejtë dhe lehtë mundë të përhapen në zjarre të rrezikshme.

Duke patë parasyshë rritjen e intensitetit në trafik në rajon, vozitësit këshillohen që maksimalishtë të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë dhe të mos ulen përpara timonit në gjendje të alkoolizuar.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, gjatë kësaj periudhe do ti përforcoj aktivitetet kontrolluese në të gjitha rrugët, dhe në mënyrë ligjore do ti sanksionoj shkeljet e konstatuara, me qëllim që të siguroj qarkullim të sigurtë dhe pa pengesa, për të gjithë pjesmarësit në trafik.