SPB Tetovë me aksion kontrollues të intensifikuar për të sanksionuar shoferët të cilët ngasin automjetet me shpejtësi të madhe

Sot efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të intensifikuar për të sanksionuar shoferët të cilët ngasin automjetet me shpejtësi më të madhe se sa është e paraparë, në territorin e SPB Tetovë, ku janë sanksionuar 36 drejtues. Prej tyre, gjashtë vozitës kanl vozitur me shpejtësi më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar edhe një me madje më shumë se 70 kilometra në orë mbi të lejuarën. 15 prej sanksioneve yë konstatuara janë shqiptuar në territorin e Tetovës, dhe 21 në territorin e Gostivarit.
Kontrolle të intensifikuara të trafikut janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme, SPB apelon shoferët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për të rritur sigurinë e përgjithshme të trafikut dhe të kontribuojnë në rrugë më të sigurta në zonën Tetovë-Gostivar dhe më gjerë.