Gjendet një person i vd*ekur në Çarshi të Epërme të Tetovës

Sot (26 Prill) në ora 06:35 në SPB Tetovë është raportuar se para një bastore sportive në Çarshi të Epërme të Tetovës, është gjetur një person i vd*ekur. Menjëherë është thirrur një ekip nga Ndihma e shpejtë, mjekët e së cilës kishin konfirmuar vd*ekjen pa shenja dhu*ne dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 62-vjeçarin M.K. nga Shipkovica e Tetovës. Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.