SPB Tetovë del me njoftim për ngjarjet në Myftininë e Tetovës: Është penguar hyrja e Selver Xhemailit në objekt dhe është ndaluar të veprojë si Myfti

Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023. E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë për të parandaluar prishje të mundshme të rendit dhe qetsisë publike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.