SPB-Tetovë: Arre*stohen tre shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës


Pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, natën e kaluar (13 tetor) nga mesnata deri më ora 01 e 30 minuta, kanë kryer aks*ion kontrollues në një objekt hotelierik të vendosur përgjatë magjistrales Gostivar-Tetovë, në pronësi të 46-vjeçarit R.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit , brenda objektit janë hasur 4 shtetase të huaja, nga të cilët 3 nga Republika e Shqipërisë dhe 1 nga Republika e Kosovës, të moshës 19 deri 28 vjeç, të cilat janë privuar nga liria për shkak të abu*zimit të lejeqëndrimit dhe të njëjtat janë mbajtur në stacionin policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme.