SPB Tetovë: “Aksion i intensifikuar kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe”

Sot (20.11.2021) në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 14.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion i intensifikuar kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, me ç’rast janë sanksionuar 114 drejtues mjetesh. Prej tyre, 56 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Prej tyre, 17 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar, ndërsa 97 nga jashta zonës së banuar. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat adekuate.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Edhe një herë apelojmë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe rrugore në zonën e SPB Tetovë.