SPB Shkup- Tmerri i pritjes në radhë, persona që marrin para dhe shumë më tepër (VIDEO)

Të duhet të qëndrosh në radhë së paku një orë, për të marrë një dokument të thjesht në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup.

Nga katër sportel vetëm njëri është në funksion, ndërsa radha e njerëzve që presin shërbim është kilometrike.

Për çdo person që nuk njeh gjuhën maqedonase, ka një “person” të veçantë i cili nuk është i punësuar aty, por të ofron shërbim. Ky person të afrohet nëse je shqiptar dhe nuk njeh mirë gjuhën maqedonase, të ofron ‘përkthim’ gjatë bashkëbisedimit tënd me punonjësin e policisë, i njëjti të gjithë këtë e materializon me para në fund të shërbimit.

Teksa afrohesh për në sportel, duhet të zgjedhësh drejtimin e ecjes, ngaqë tavani që pikon mund të të bëjë pis, ty si qytetarë që kërkon shërbim nga ky sektor me këto kushte të rënda, ku si për ironi quhet Policia e Shtetit!

Në këto kushte punojnë edhe sportelet e MPB-së në qytetet tjera, papërgjegjshmëria e punonjësve është akt për të cilin të njëjtët duhet të mbajnë përgjegjësi!

Pa Censurë kërkon përgjegjësi për këtë mos funksionim brenda MPB. Deri sa të kthej përgjigje përgjigje ministria, shikoni në video këtë ironi!

Në përditësim…