SPB me apel për qytetarët: Mos i lini makinat ndezur, ose çelësat brenda makinave

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë sërish me apel, që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos i lënë makinat e tyre ndezur, ose çelësat brenda makinave.
Nga SPB Tetovë thonë se disa pronarë të automjeteve motorike, gjegjësisht shoferëve në rajonin e Pollogut shpesh i lënë automjetet e tyre të shkyçura ose me çelësat në bravë dhe në këtë mënyrë, ndër të tjera, automjetet bëhen “pre” shumë tërheqëse për haj*dutët, të cilët zakonisht i marrin shpejt dhe largohen nga vendi.

“Kjo, posaçërisht nëse automjetet lihen në rrugë të pandriçuara, anësore dhe jo të frekuentuara dhe për shkak të të cilave Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, përsëri u bën apel pronarëve të tyre që t’i mbyllin dhe mos t’i lënë çelësat në kyç. Gjithashtu apelohet, që të mos lihen tableta, laptopë, telefona celularë, komplete, syze dielli, pajisje lëkure, bizhuteri ose sende të tjera të shtrenjta në ulëset e automjeteve, të cilat mund të tërheqin dhe inkurajojnë shumë haj*dutët e vj*edhjeve të rënda”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, edhe këtë vit do të realizojë më shumë aktivitete parandaluese për të mbrojtur nga vjedhjet e rënda në shtëpi, apartamente dhe automjete motorike, të cilat janë vendet më të zakonshme ku kryhen vjedhje të tilla, varësisht nga kushtet e përgjithshme epidemiologjike dhe kushtet e tjera në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga SPB Tetovë.