SPB- Manastir informon Prokurorin Publik për të hapur procedurë ngaj maqedonasit që shfaqi gjuhë të urrejtjes!

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka informuar Prokurorinë Publike me qëllim hapjen e procedurave zyrtare ndaj personit me iniciale N.N i cili dje në mënyrë publike kërcënoi në baza etnike qytetarin Albin Sherifov nënën e tij Syndyz Sherifova dhe motrën Albina Sherifova të cilët gjatë kësaj ngjarjeje të pahijshme kanë qenë në orar të punës, në tezgën e tyre në Pazarin e Ri të Manastirit.

Ministria e Brendshme dënon çdo veprim të tillë dhe rikujton qytetarët se gjuha e urrejtjes, nxitja e saj në baza etnike gjinore apo fetare ose për arsye të tjera diskriminuese nuk do të tolerohet ndaj askujt.

Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i prerë sa i përket këtyre paraqitjeve. Çdo vepër e tillë, nuk do të mbetet pa dënimin e merituar.

Mendjet e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

Informon Nazim Bushi, zv. ministër i MPB!