Spasovski: “Veturat me targa të huaja, 6 muaj pa paguar taksa”


Ministri Spasovski pas vizitës së sotme në SPB Strumicë dhe takimit me kryetarin Kostadin Kostadinov u përgjigj pyetjes së gazetarëve se cili është legjislacioni, për sa kohë mund të lëvizin automjetet me targa të huaja në territorin e vendit tonë, nëse MPB i kontrollon këto automjete dhe nëse në atë periudhë prej gjashtë muajsh përveç tarifës, këto automjete i paguajnë shtetit disa taksa.

Spasovski deklaroi se automjetet e huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore mund të qëndrojnë më së shumti gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit, përveç tarifave për lëvizje.
Absolutisht askush nuk ka asgjë kundër askujt në vend, por ne dëshirojmë që edhe këtu të respektohet ajo që është ligj, siç respektohet në vendet tjera, tha ministri Spasovski.