Spasovski: Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme, në të mirë të qytetarëve

Kryeministri Oliver Spasovski, derisa arsyetoi kërkesën e qeverisë për vazhdimin egjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera, tha se ky vendim është marrë duke pas për bazë gjithnjë shëndetin e qytetarëve dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Kovid-19.

“Qëllimi kryesor dhe primar i Qeverisë është shëndeti i qytetarëve. Duhet të përballemi edhe me pasojat ekonomike dhe në këto momente derisa po flasim një nga momentet për të kërkuar 14 ditë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme është edhe aspekti ekonomik. Që të mund më lehtë të përballojmë këto pasoja të shkaktuara nga Kovid-19”, tha Spasovski, i cili njëherit porositi që të mësohemi të jetojmë me pandeminë, sepse ky virus nuk do të largohet lehtë.

“Këto 14 ditë do të duhet të përfundojmë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me krizën ekonomike. Me pandeminë duhet të mësohemi të jetojmë, kjo nuk është diçka që do të përfundoj në republikën e Maqedonisë së veriut, e as në botë, por duhet të mësohemi të jetojmë me pandeminë. Por megjithatë ne duhet të kemi institucione funksionale”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.