Në periudhën prej vitit 2017 deri në korrik të vitit 2022, me rikonstruim të plotë apo të pjesshëm të 75 objekteve të MPB-së në mbarë shtetin, në të gjitha SPB-të, për herë të parë në historinë e MPB-së zbatuam masa për rritje të efikasitetit energjetik, për çka nga buxheti i MPB-së u investuan 458.330.439 denarë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fecebook.
“Aksionin e gjelbër të cilin në këto disa vite e zbaton kjo kryesi e MPB-së, është mu në drejtim të prioriteteve qeveritare për transformim të planit energjetik dhe ka për qëllim ta ngritë opinionin publik tek institucionet, subjektet afariste dhe qytetarët se të gjithë mund të kontribuojnë për kursime më të mëdha dhe ndryshim të përbashkët të profilit energjetik të shtetit, por edhe ndotje të ulur të ajrit dhe ambientit të gjelbër”, kumtoi Spasovski.
Uniforma e kaltër, shkruan ministri Spasovski, vepron për ambient të gjelbër.