Spasovski: Trupi i Vanjës ka qenë i groposur në rrëthinën e Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi në arrati është vrasësi i Vanja Gjorçevskës, ndërsa informacionin se ajo shkon e vetme në shkollë e ka marrë nga babai i saj.

“Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale. Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati.Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës. Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, informon Spasovski.