Spasovski tregon parregullsitë e raportuara gjatë zgjedhjeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se në zgjedhje lokale ka pasur 91 raportime për parregullsi në zgjeshje. Sipas ministrit Spasovski kjo paraqet ulje të raportimeve për parregullsi, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, ku kishte 105 raste.

“Gjatë ditës së sotme janë raportuar 42 raste të agjitimit, prej të cilave 7 janë hedhur si të pabaza, ndërsa kundër tjerave po merren masa. Janë evidentuar 13 raportime për blerje votash, 5 për të cilave janë hedhur si të pabaza. Ka shtatë raportime për kërc*ënim dhe shqetësim të votuesve, gjashtë raste për fotografim të votës, tre për shpërndarje të materialit propagandistik. Dy raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, një rast për incizim të vendvotimit, për fotografim të votuesve. Dy raste ka pasur për shkatërrim të materialit zgjedhor dhe një rast për hedhje të letrës votuese. Votim nga ana e personit pozitiv me kovid. Pengesë gjatë votimit si dhe një padi penale për një rast që ka ndodhur gjatë heshtjes zgjedhore”, deklaroi mes tjerash Spasovski.