Spasovski: “Të festojmë me përgjegjësi, piroteknikën t’ua lëmë profesionistëve”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot të gjithë qytetarëve u dëshiroi Vit të Ri të lumtur dhe të begatshëm. Për festat e fundvitit, përkujton Spasovski, se duhet të festojmë me përgjegjësi, të kujdesemi ta ruajmë shëndetin personal dhe të afërmve.

“Të mos vozisim nëse konsumojmë alkool ose të mos pimë nëse duhet patjetër të drejtojmë mjet. Të mos e publikojmë mungesën tonë nga shtëpia, duke e bërë kështu më tërheqëse për vjedhësit, ndërsa dukuritë e dyshimta t’i paraqesim në komisariatin më të afërt. Piroteknikën tua lëmë profesionistëve, sepse vend shumë më i mirë për të festuar janë rrethi i më të afërmve, sesa urgjencat. Edhe pse për policinë nuk ka festë dhe ajo do të jetë në terren, të përmbahemi nga incidentet, sepse ato vetëm e shkatërrojnë atmosferën festive”, thotë në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, Spasovski.

Prapa nesh është edhe një vit tjetër turbulent, fillimisht e shkaktuar nga stërzgjatja e koronavirusit, i cili fatkeqësisht ende nuk e ka shpallur fundin, nënvizon ministri, duke theksuar se ky ishte edhe viti kur kaluam testin demokratik të pjekurisë me organizimin me sukses të zgjedhjeve lokale 2021, duke e vendosur vendin tonë në një nivel të ri, më të lartë.

“Edhe skena politike ka pasur dinamikën e saj të veçantë, e cila tregon për transformime në vitin e ardhshëm, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, për pritjet për dialog të përforcuar dhe për një ritëm më të fuqishëm të reformave”, tha Spasovski në fjalimin e tij.

Nga aspekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, thekson Spasovski, kemi pasur një situatë përgjithësisht stabile të sigurisë gjatë gjithë vitit 2021, me tendencë për ulje të inkr*iminimeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe efikasitet të përgjithshëm prej rreth 61 për qind.

Përkujtoi se janë shkatërruar shtatë grupe të organizuara kr*iminale, me ndërprerje të 16 dërgesave ndërkombëtare të mari*huanës dhe ha*shashit, me rezultat në sek*uestrimin e lëndëve na*rkotike në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë eurove. Flet edhe për sekuestrimin e 1.555.600 tabletave pseudofedrinë në një sasi të përgjithshme prej 1 ton e 15 kilogramëve, nga e cila e përdorur si pararendës do të prodhoheshin rreth 700 kg dr*ogë sintetike, met*amfetaminë, e cila në tregun e zi evropian për sasinë e përmendur mund të arrijë një vlerë prej 10 milionë euro. I referohet edhe rritjes prej 23.4 për qind dhe kr*imeve të zbuluara në fushën e tregtisë së paligjshme të ar*mëve dhe rritjes së shumëfishtë të sek*uestrimeve të ar*mëve, municionit dhe mjeteve piroteknike; me një rritje të veprimtarisë detektive për 58,3 për qind në fushën e ko*rrupsionit krahasuar me një vit më parë; me tendencë të zvogëlimit të numrit të vik*timave në ak*sidente tr*afiku.

Ministri Spasovski mes tjerash foli edhe për avancimin materialo-teknik, që e kanë shënuar disa uniforma veshjesh për njësitet speciale, uniforma dhe këpucë për policinë e uniformuar. Sektori për mbrojtjen e personave të caktuar dhe objekteve në kuadër të Byrosë për siguri publike. Njësiti i helikopterëve, ndërsa plotësisht uniformë e re është siguruar edhe për policët e rinj dhe praktikantët.

“Krahas kësaj i kemi paguar tre bonus rrogat e mbetura për orë të punuara jashtë orarit, ndërsa kemi investuar në 69 objekte tashmë plotësisht të rikonsruktuara të Ministrisë, në të cilat janë implementuar masa për efikasitet energjetik, me çka janë krijuar jo vetëm kushte cilësore për punën e efektivëve të policisë, por edhe transformim i objekteve”, thotë në fjalimin e Vitit të Ri, Spasovski. Vitin e Ri, thekson ministri Spasovski do ta fillojmë me objektin e 70-të të rikonstruktuar dhe disa në fazë të realizimit, siç është Qendra për stërvitje Idrizovë. Sektori për punë civile në MTV dhe ndërtimi i Stacionit policor Aerodrom.

Në vitin 2022, nënvizon ai, do të jetë gati ndërtesa e re e Departamentit të ekspertizës mjeko-ligjore, e pajisur në përputhje me të gjitha standardet më të fundit të policisë evropiane në fushën e mjekësisë ligjore, e cila do ta përmbushë synimin për t’u shndërruar në një Qendër kombëtare të mjekësisë ligjore, ndërsa aeroplanët e Departamentit tonë të njësive ajrore të MPB-së do të pajisen me pajisjet më moderne të komunikimit dhe zjarrfikësve.

“Viti që është para nesh do ta vazhdojmë me rritjen e rrogave për 5 për qind të policisë dhe sigurimin e mjeteve për bonus rroga për mbi 150 orë pune të realizuara jashtë orarit në nivel vjetor gjatë vitit 2021. Dhe kështu deri në pajtueshmëri të plotë me standardet dhe normat e praktikave policore moderne dhe cilësore evropiane dhe botërore. Sepse vetëm kështu mundemi të pretendojmë në rezultate akoma më të mira në punën e të gjitha njësiteve organizative të Ministrisë, ndërsa në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në fjalimin e Vitit të Ri të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.