Spasovski: Sot 4.471 policëve do t’u paguhen pagat bonus

Ministri Oliver Spasovski njoftoi se sot 4.471 punonjës në Ministrinë e Brendshme, të cilët kryen mbi 150 orë punë jashtë orarit gjatë vitit 2020, do tu paguhet paga bonus në një vlerë neto individuale prej 27.182 denarë.

“Për këtë qëllim, nga buxheti i Ministrisë së Brendshme, ne kemi ndarë 121.530.722 denarë, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën totale bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor 2020.

Kjo është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të Ministrisë së Brendshme për të ngritur statusin shoqëror të të policisë, përveç përmirësimit të përgjithshëm të kushteve profesionale të punës, duke filluar nga fakti se vetëm një polici e kënaqur është një shërbim efektiv për qytetarët, punon me kapacitet të plotë dhe legjitimitet dhe jep rezultate në aktivitetet për trajtimin e krimit”, tha Spasovski.

Ai theksoi se me pagat e paguara të bonusit për 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Brendshme e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohet dhe shpërblehet, diçka që më parë ishte një mision i pamundur.