Spasovski: Qytetarët që refuzojnë të regjistrohen do të përballen me padi

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski pret realizim të suksesshëm të regjistrimit, sipas tij qytetarët do të tregojnë seriozitet dhe do të japin të dhënat të cilat do të shfrytëzohen për zhvillimin e shtetit. Spasovski madje tha se përfaqësuesit e MPB-së punojnë bashkë me Entin Shtetëror të Statistikave në shtabin që udhëheq me regjistrimin.

“Gjithsesi, ne si Ministri për Punë të Brendshme, punojmë bashkë me Entin Shtetëror për Statistika, përfaqësues tanë kemi në shtabin që udhëheq me regjistrimin, të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të regjistrohen, sigurisht që do të merren masa dhe do të ketë padi. Megjithatë unë pres njëjtë sikurse që kaloi dita e djeshme në një atmosferë të shkëlqyeshme, që të vazhdojmë edhe më tej dhe regjistrimi të kryhet me sukses. Që edhe pas 20 viteve të mund të kemi të dhëna të detajuara të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e shtetit”, deklaroi Spasovski.