Spasovski: “Qeveria ka formuar ekip për organizimin e transportit të viktimave“


Qeveria ka formuar ekip i cili do të ketë për obligim ta organizojë transportin e viktimave nga aksidenti me autobus nga Bullgaria në shtet në një mënyrë dinjitoze, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Kyç për identifikimin e trupave është sigurimi i materialit biologjik nga familjarët e viktimave. Kjo tash më është siguruar që të mund të vazhdojnë me aktivitete. Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët punojnë në mjekësinë ligjore, identifikimi i plotë pritet të kryhet për shtatë ditë. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm. MPB-ja ka shtab të veçantë. Si do t’i marrim të gjitha informatat se si do të përgatitemi për të kryer bartjen e trupave, do ta organizojmë”, tha ministri Spasovski.

“Është me rëndësi të kemi informacione zyrtare që konfirmojnë arsyet dhe është mirë që sot u publikuan gjetjet fillestare për të ndaluar të gjitha spekulimet në opinion. Spekulimet e ndryshme që qarkullojnë në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë të mirëseardhura për hetim. Mendoj se po bëjnë më shumë dëm, po sjellin një moment që nuk është i favorshëm për të gjithë ne, e veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, për qytetarët, e veçanërisht për familjet. Pres që të vazhdojë deri në detaje, që në bazë të ekspertizës dhe në bazë të asaj që po ndërmerret të konstatohen të gjitha faktet”, theksoi Spasovski.

Sipas Spasovskin, pikërisht ekspertizat dhe analizat nga hetimi do ta japin arsyen e saktë për aksidentin në Bullgari.