Spasovski: Qeveria do ta shqyrtojë propozimin e Komisionit për masat e reja dhe do të merret vendim

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, tha se Qeveria do ta shqyrtojë propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, në lidhje me masat në kufi.
Ai tha se propozimi do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme dhe menjëherë do të vendoset për të.

Komisioni rekomandon të vendoset masa e testit PCR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës
“Qeveria do ta shqyrtojë propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me masat e propozuara për kufijtë dhe do të merr vendim”, tha Spasovski.

Komisioni për Sëmundje Infektive informoi se sot në mëngjes ka mbajtur mbledhje dhe i ka propozuar Qeverisë që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës të jetë i detyrueshëm testi PCR negativ, gjatë hyrjes në Maqedoni.