Spasovski pyet: Pse te “Monstra” parabu*rgimet u dhanë shumë më herët, e te Mijallkovi nuk u kërkua?

Duke folur për mosshqiptimin e masës së parabu*rgimit dhe mossigurimin e prezencës fizike të të aku*zuarit kryesor Sasho Mijallkov në rastin “Target-Fortesa” ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka bërë një paralele me rastin gjyqësor “Monstra”. Pyeti se pse prokuroria në rastin “Monstra” kërkoi parabur*gimin të aku*zuarve ende pa u shpallur fjalët përfundimtare kurse këtë nuk e bëri në rastin “Target-Fortesa” kur dihej se kishim të bënim me “kri*minel të profilit të lartë”.

“Në fjalët përfundimtare çështja është se pse nuk është kërkuar parabu*rgim sepse ekzistojnë indicie serioze që një kri*minel i këtij profili mund të ikë nga shteti. Posedon pronë jashtë shtetit. Posedon mjete të shuma financiare. Vetëm do të krahasoj dy raste. Në rastin “Monstra” ajo u bë edhe atë jo në fjalët përfundimtare, por shumë më herët se sa të thuhen fjalët përfundimtare për shkak të vlerësimeve. Paralelisht me këtë në këtë rast nuk u kërkua. Kështu që policia kur ka pasur urdhër që të veprojë, do të veproj” tha Spasovski.