Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zbuloi se persona nga institucionet u kanë dhënë informacione kriminelëve dhe kanë qenë anëtarë të tyre. Ai tha këtë pasi sqaroi se 16 persona janë arrestuar dhe ishin pjesë e një grupi të krijuar për të vrarë dhe transportuar drogë.
Kemi identifikuar persona nga institucionet që kanë qenë bashkëpunëtorë në veprimtari kriminale. Do të jeni dëshmitarë të periudhës së ardhshme të aktiviteteve të reja, ndonjëherë do të mahniteni me emrat, por drejtësia duhet të arrijë tek secili”, thotë Spasovski.
Ka shumë institucione të përfshira – Ministria e Brendshme, ministritë, agjencitë. Thashë, mund të mahniteni në periudhën e ardhshme, por duhet treguar. Në një moment kanë thirrur ‘mbaj hajnin’, por në fakt kanë qenë pjesë e tyre”, ka sqaruar Spasovski.