Spasovski për “Lagjen e Trimave” – Porositësit patën qëllim tinëzar, vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk u lejoji ta realizojnë

Një ngjarje jashtëzakonisht shqetësuese dhe tragjike, e cila u regjistrua më vonë në arkivat e gjykatave si një “kërcënim terrorist për rendin kushtetues dhe sigurinë”, shkroi kryeministri Oliver Spasovski në mediat sociale me rastin e pesë viteve të “Lagjes së Trimave”.

Ai kujtoi se për dy ditë Kumanova dhe vendi po prisnin epilogun e përleshjes së armatosur në të cilën u vranë tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Sot bëhen 5 vjet nga “Lagjja e Trimave”. Për dy ditë, Kumanova dhe i gjithë vendi, në frika dhe pasiguri, prisnin epilogun e përplasjes së armatosur në të cilën e humbën jetën tetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme, Isamedin Osmani Ljubisha Arangelloviç, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovsi dhe Goran Stojmenoviq. Lavdi! – shkroi Spasovski.

Kjo ngjarje tragjike, shton ai, do të mbetet përgjithmonë një traumë e thellë për popullin e Kumanovës dhe qytetarët e vendit.

“Jam i sigurt që porositësit kishin qëllim tinëzar, por vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk u lejoi atyre ta arrinin atë”, publikoi kryeministri.