Spasovski: Pas festave të majit do të fillojmë lehtësimin e masave

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se qeveria po përgatit plan për të hequr gradualisht masat restriktive me qëllim që vendi të kthehet në normalitet. Spasovski theksoi se në fillim të muajit maj do të largohen një pjesë e masave restriktive.

“Me masat e deritanishme ekonomike jemi munduar të përfshijmë të gjitha sferat e shoqërisë në Maqedoni me qëllim që të ndihmojmë njëjt secilin. Duhet ta dijmë se të gjithë do të mbajmë ngarkesë nga kjo krizë, nuk është periudha ku dikush fiton dikush do të realizojë profit.

Thjesht nuk është koha për çfardolloj profiti. Të gjithë së bashku duhet të kalojmë këtë gjendje. Tani më qeveria po përgatit një plan serioz, dikund pas festave të majit në bazë të të gjitha analizave për atë se si dhe në çfarë mënyre të lehtësojmë disa pre masave që do të jenë në funksion të kthimit të normalitetit. Kjo nuk do të thotë se do të normalizohet plotësisht jeta për shkak se nuk është e mundur, megjithatë do të hiqen disa prej masave restriktive. Ngadalë dhe sigurt do të vazhdojmë me normalizimin e gjendjes”, tha mes tjerash Spasovski.