Spasovski: Partitë të tejkalojnë vetveten, të mos rrezikojnë ardhmërinë evropiane të vendit


Kryeministri Oliver Spasovski derisa komentoi deklaratën e një dite më parë të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se në rast se nuk miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, parlamenti mund të mos shpërbëhet më 12 shkurt, u shpreh se beson se do të mbizotëroj vetëdija tek partitë politike dhe nuk do të rrezikohet ardhmëria evropiane e vendit.

“Kjo deklaratë është qëndrim dhe vlerësojmë se përgjegjësia politike e deputetëve në kuvend duhet të jetë në nivelin e sigurisë së këtij shteti. Andaj unë mendoj se duhet të merren vendime të rëndësishme që të mos e rrezikojnë ardhmërinë evropiane të vendit”, tha Spasovski derisa komentoi deklaratën e Zaevit që në rast se nuk miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, parlamenti mund të mos shpërbëhet më 12 shkurt. Unë pres që të mos shtyhen zgjedhjet, sepse besoj se do të mbizotëroj vetëdija dhe politikanët do të kuptojnë se më e rëndësishme është ardhmëria evropiane e vendit”, tha Spasovski.