Spasovski: Padi penale dhe suspendim për policin nga Manastiri që sulmoi një romë, suspendohet edhe një polic


Është ngritur padi penale kundër një polici nga Manastiri i cili dje e sulmoi brutalisht një rom në Manastir. Ai dhe një koleg tjetër i cili ishte i pranishëm gjatë incidentit do të suspendohen nga puna, publikoi këtë pasdite ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“MPB dënon çdo lloj dhune, veçanërisht kur ajo është kryer nga një nëpunës policor. Asnjë akt i tillë nuk mund të rregullohet. MPB investon shumë në ndryshimin e imazhit të policisë dhe nëpunësve policor. Qëllimi ynë është një polici që do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai e dënoi edhe sulmin ndaj policëve nga dy hajdutë në Veles. Katër persona janë paraburgosur, ndërsa ka 10 të dyshuar. Spasovski tha se po kryhen kërkime dhe po merren aktivitete shtesë në mënyrë që të sqarohet çështja. Ai gjithashtu pret një procedurë të shpejtë nga Prokuroria.