Spasovski: Ora policore opsion vetëm nëse ka progres të pandemisë

Deri më tani nuk është propozuar masë e cila do të jetë restrikcion i tillë – orë policore, mbyllja e shtetit. A është ky opsion në periudhën e ardhshme – po. Nëse kemi progres të pandemisë, rritje të përhapjes së sëmundjes gjithsesi duhet të ndërmerren masa shtesë, por ato duhet të jenë të dimensionuara me nevojat të cilat i imponon situata e caktuar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditarin e televizionit Sitel.

Sipas tij, masat duhet të sillen gradualisht që të shihet se a do të japin rezultate.
“Sipas analizave të cilat janë bërë në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, këto masa të cilat i kemi japin efekte të caktuara, tashmë po ulet virtualiteti dhe transmetimi i virusit në popullatë, këtë tashmë do ta ndjejmë në ditët në vijim, por kjo nuk do të thotë se ai trend mund të ruhet. Nëse kemi trend të rritjes së të sëmurëve të rinj dhe nëse ka nevojë të tillë, Qeveria është këtu që të sjellë vendime të reja të cilat nënkuptojnë edhe masa restriktive. Edhe tani jemi të gatshëm që të kemi masa të reja. Shteti është këtu dhe do të bëjë gjithçka që të mund të mbrohet jeta e qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia, ato janë gjëra kyçe që të mund të mbijetojë shteti”, tha Spasovski.

Mbështetja e Armatës gjatë shpalljes së gjendjes së krizës, tha ai, nuk është për shkak të incidenteve, por që ta kenë më të lehtë policia e cila duhet t’i realizojë kompetencat e saj edhe në sfera të tjera. Qëllimi, shtoi, nuk është që përmes sjelljes së planit aksional të shohim polic ose ushtar para secilës qendër të kovidit, por kjo do të bëhet në bazë të njohurive dhe nevojave operative.

“Gjendja e krizës shpallet në territorin e të gjithë vendit ose në një pjesë të saj, në kufirin jugor dhe verior kemi pesë vjet gjendje për menaxhim me krizën e emigrantëve. Kjo është një situatë në të cilën mund të përdoren, të gjitha kapacitetet shtetërore, por edhe pjesë të sektorit privat, me qëllim që të mbrohet jeta e qytetarëve. Kështu mundemi më lehtë t’i përdorim të gjitha potencialet dhe gjithçka të koordinohet nga një qendër. Situata e krizës nuk do të thotë që diçka do të ndryshojë rrënjësisht nga nesër. Detyrimet aktuale të qytetarëve po zhvillohen pa ndërprerje. Ne katër ditë jemi në gjendje krize, ndërsa qytetarët i kryejnë detyrimet e tyre të rregullta”, tha Spasovski.