Spasovski nuk mendon se zgjedhjet mund të shtyhen

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ndryshe nga bashkëpartiaku i tij Zoran Zaev që nuk përjashtoi mundësinë për tu anuluar zgjedhjet e caktuara për më 12 prill, Spasovski nuk e pret që të ndodh e njejta.

“Unë pres që mos të ndodh e njejta. Të na udhëheq mendja dhe interesat partiake ti vendosim para atyre personale. Duhet të bëhet të bëhet dialog maksimal për të mos rrezikuar të ardhmen dhe perspektivën e vendit. Për ne është shumë me rëndësi fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE. Pastaj e dijmë se ligji për prokurori nuk është kusht për antarsimin tonë, por është me rëndësi që të japim shembull të mirë para BE-së me sjelljen e ligjit”, ka deklaruar Spasvoski.