Spasovski: Nga pesë rroga bonus për punë jashtë orarit për punonjësit e MPB-së

Janë paguar gjithsej pesë paga bonus për mbi 150 orë jashtë orarit të punës në nivel vjetor.

“Pasi kam marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, një nga synimet që kemi vendosur në nivel strategjik ka qenë zbatimi i të drejtave të garantuara të punonjësve të MPB-së në përputhje me Marrëveshjen Kolektive”, shkruan në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.Ai thekson se në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022 janë paguar paga bonus për vitet 2017 dhe 2018 për të cilat nuk janë siguruar dhe paguar mjete nga udhëheqja e mëparshme e MPB-së, ndërsa pagesa e rregullt e pagave bonus pagave vazhdoi për vitin 2019, 2020 dhe 2021, gjegjësisht janë ndarë gjithsej 561.773.133 denarë ose 9.060.857 euro, mjete nga Buxheti i MPB-së të parapara për realizimin e kësaj të drejte të punëtorëve.

“Koncepti ynë tashmë i krijuar “Policia e kënaqur – qytetarë të sigurt”, na solli rezultate efektive për sigurinë në periudhën nga viti 2017 e në vazhdim, vazhdojmë të përmirësojmë dhe shpërblejmë, me qëllim të rezultateve edhe më të mira në polici, gjegjësisht krijimin e shërbim profesional për qytetarët, konform trendeve dhe standardeve moderne të shërbimeve policore evropiane”, shton Spasovski.