Ka më shumë kërkesa për shpallje të karantinës jo vetëm nga Kumanova, por edhe nga qytetet tjera të shtetit, por vendimet sillen në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe epidemiologëve, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministra tjerë morën pjesë në seancën e sotme të 21-të të Shtabit komunal të krizave Kumanovë.
“Të gjitha masat që ishin sjellur janë masa në bazë të atyre rekomandimeve, për shkak të asaj që konsiderojmë se si Qeveri duhet para se gjithash t’i dëgjojmë profesionistët, atë që e thonë mjekët, ajo që është më efikase dhe në cilin moment atë duhet ta bëjmë, ta bëjmë së bashku”, deklaroi kryeministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shpallet karantinë për Kumanovën kërkesë të cilën e dërgon Shtabi komunal i krizave.
Spasovski ka apeluar te qytetarët të mos mblidhen në grupe dhe të mbajnë distancë sociale edhe gjatë festës së Pashkëve dhe u bëri thirrje të festojnë në shtëpi me të afërmit, sepse në atë mënyrë do të parandalohet përhapja e virusit.
Në spitalin e Kumanovës, deklaroi kryeministri, sot bëhet skrining plotësues i të gjithë të punësuarve në spital. Janë marrë 210 teste dhe në atë mënyrë dhe në bazë të vendimeve të cilat i solli Ministria e Shëndetësisë dhe menaxhmenti i spitalit, spitali funksionon. Në disa reparte është e mundur të ketë vëllim të zvogëluar të punës dhe kapacitetit, shtoi Spasovski, por edhe theksoi se në spital ka 700 të punësuar, ndërsa pozitiv janë 44, që lë hapësirë të funksionojë spitali. Ai shtoi se do të bëhet gjithçka, që banorëve të Kumanovës t’u sigurohet mbrojtje shëndetësore përkatëse. Spasovski përkujtoi se paraprakisht janë sjellur mjekë prej jashtë të cilët punojnë tashmë dy javë dhe në repartin infektiv janë sjellur mjekë nga Qendra klinike, konkurset të cilat ishin ndërprerë për pranim të mjekëve, personelit mjekësor, është dhënë udhëzim të vazhdojnë që të mund të aktivizohen edhe ata.
Spasovski nga Kumanova: Vendimet i sjellim në bazë të rekomandimeve të ekspertëve
Qytetarët, shtoi Spasovski, do të informohen kur të sillen vendimet. Nuk ka pasiguri, kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe nuk mund të pritet sjellje e rregullt e vendimeve”, potencoi Spasovski dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë vendimet, të mbajnë distancë sociale dhe të kontribuojnë për tejkalimin e kësaj gjendje.
Në seancën e sotme, tha kryeministri do të dëgjohen të gjitha propozimet, e personave profesional, kërkesat e shtabit në karantinën 14 ditëshe dhe nëse kjo është masa më e mirë atëherë do të ndërmerret.
Në shtab do të sillen vendime për parandalim të pandemisë në rajonin e Kumanovës, do të këmbehen informata, do të shqyrtohen opsione për ballafaqim më të suksesshëm me krizën. Spasovski dëshiroi shërim sa më të shpejtë për të sëmurët, shprehu keqardhje te familjet e të vdekurve dhe tha se kjo është viktima më e madhe të cilën shteti e paguan në këtë moment.
Ai theksoi se Qeveria do t’i ndihmojë ekonomisë dhe punëtorëve, punëdhënësve, që të tejkalohet kjo krizë. Edhe njëherë ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë rekomandimet, vendimet, apelet, sepse sa më shumë që respektohen aq më të mëdha do të jenë rezultatet.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se si koordinues qeveritar i shtabeve komunale ka marrë pjesë edhe në seancën e sotme të Këshillit të komunës Kumanovë dhe direkt i ka dëgjuar qëndrimet e autoriteteve lokale për zhvillimin e kësaj gjendje me pandeminë në Kumanovë dhe se i ka transmetuar qëndrimet e Qeverisë dhe si të koordinohen në të ardhmen. Edhe ai shprehu keqardhje te familjet e viktimave dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të sëmurëve. Osmani i’u falënderua punonjësve shëndetësor, të cilët tha janë linja e parë mbrojtëse dhe e rrezikojnë shëndetin e tyre.
Ai u falënderua te Shtabi komunal i krizave, duke theksuar se çdo ditë takohen, sjellin konkluzione, i zbatojnë dhe shpreson se së bashku do t’i japin fund kësaj situate dhe se do të kthehemi në jetën normale.
Spasovski nga Kumanova: Vendimet i sjellim në bazë të rekomandimeve të ekspertëve
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i’u falënderua përfaqësuesve qeveritar të cilët do të marrin pjesë në seancën e shtabit. Ai ka potencuar se në Kumanovë ka përqindje më të madhe të personave pozitiv, sipas përqindjes së banorëve theksoi se nevojitet të veprohet në mënyrë më rrigoroze që të parandalohet piku i rasteve më të mëdha. Dimitrievski i falënderoi mediumet të cilët në mënyrë objektive i informojnë qytetarët të cilët i respektojnë vendimet. Edhe ai shprehu keqardhje te familjet e të vdekurve dhe i inkurajoi qytetarët të cilët janë të sëmurë të besojnë në mbështetjen e Kumanovës.
Përveç përfaqësuesve qeveritar të shtabit marrin pjesë edhe mjekë, persona profesional nga shumë institucione shëndetësore.