Spasovski në takim me ekipin që e kreu transplantimin e parë të zemrës: Realizuat ndërhyrje që paraqet kurorë në kardiokirurgjinë dhe mjekësinë në përgjithësi

Kryeministri Oliver Spasovski sot në Qeveri, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua me disa nga ekipi që e kreu transplantimin e parë në zemër më 23 maj këtë vit, të cilëve u ndau mirënjohje për gjestin historik, posaçërisht duke i emëruar të gjithë të cilët morën pjesë në ndërhyrjen e komplikuar.

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, mori pjesë edhe djali i dhurueses, Emilia Dineva, Vllatko Dinev, të cili kryeministri Spasovski, në mënyrë simbolike ia dorëzoi mirë njohjen, duke i shprehur falënderim të madh në emër të tij personal dhe në emër të Qeverisë.

Duke iu drejtuar ekipit, mjekëve dhe personelit mjekësor, kryeministri Spasovski theksoi se transplantimi i suksesshëm në zemër është rezultat historik dhe ndërhyrje e vërtet[ë dhe dëshmi për vlerën e ekspertizës dhe profesionalizmit të tërë sistemit shëndetësor në vendin tonë, sepse përfshiu numër të madh të institucioneve shëndetësore dhe individë të cilët janë të instaluar në këtë realizim historik.

Ministri FIlipçe para të pranishmëve theksoi se me këtë procedurë u rrumbullakësuan dy segmente të mëdha në sistemin shëndetësor në vendin tonë: transplantimi dhe kardiokirurgjia.

Drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji shtetërore, Sashko Jovev iu falënderua përfaqësuesve të Qeverisë për mirënjohje për punën e tyre.