Spasovski: Monstra që rrëmbeu dhe vrau Vanjën është kapur në Turqi

Kolegët nga Turqia më informuan sot se është kapur LJ, i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe vrasjen e 74-vjeçarit Pançe Zhezhov, njoftoi sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për media ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është kapur në qytetin Balikesir.

“Ajo që dua të ndaj me ju si një detyrim i veçantë si person, si prind, por edhe si ministër është se kolegët e mi nga Turqia më kanë njoftuar se kreatori, planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutori i drejtpërdrejtë është kapur në territorin e tyre. Është edhe hallka e fundit nga ky akt i urryer që të mund të themi se kemi përfunduar gjithçka për këtë vrasje brutale”, tha sonte Spasovski.

Spasovski përshkroi edhe rrugën e Palevskit nga Beogradi në qytetin turk Balikesir, ku u arrestua nga policia turke.

Palevski nga Shkupi me avokatin e tij me veturën e tij Škoda Superb ka arritur në Beograd. Ai e kaloi natën atje në një hotel. Të nesërmen ai është marrë nga një person tjetër nga Shkupi me veturë Jeep Range Rover dhe përmes pikës kufitare Gradina ka hyrë në Bullgari dhe më pas ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir.

Shërbimet maqedonase kanë kontaktuar një burim operativ në Turqi me konfirmim se Palevski ndodhet në Balikesir dhe se prej këtu dëshiron të shkojë në Stamboll. “Një falenderim i madh për kolegët nga Turqia dhe për të gjithë kolegët që ishin përgjatë rrugës së lëvizjes nga Serbia, Bullgaria dhe Turqia. Kolegët nga Kroacia kanë bërë kontrollet e tyre dhe na kanë njoftuar se personi nuk është aty”, tha Spasovski.

Personi që e ka çuar Palevskin nga Beogradi në Palevski është ndaluar në kufi dhe ende ndodhet në stacionin policor.

Spasovski tha se personat e arrestuar e janë monstra.

Ai po ashtu tha se në territorin e Shkupit janë gjetur dy armë, të cilat ende nuk janë kontrolluar.