Spasovski-Mickoskit: Mizrahin ndërroje me ndonjë prej deputetëve që votuan për Maqedoninë e Veriut në NATO

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, pret që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të dorëzojë propozim të ri për ministër teknik për Punë dhe Politikë Sociale.

Spasovski sot tha se kompromis për këtë çështje nuk do të bëjë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nëse do ta tërheqë propozimin që ministrja Rashella Mizrahi të shkarkohet nga funksioni, pasi që VMRO-DPMNE paralajmëroi lëshim të Kuvendit.

“Unë mund të bëj kompromis për çështje politike, por të bëj kompromis për shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit nga ministri i cili dha deklaratë solemne përpara Kuvendit, ajo nuk do të ndodh. E dorëzova propozimin në Kuvend, nuk kam dhënë zgjidhje të re, do me thënë mbeten në pozitën që të ketë propozim të ri. Pres që të jenë të mençur dhe do të japin kandidat i cili do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Ja një shembull njëri prej deputetëve që votoi për Maqedoninë e Veriut gjatë ratifikimit të Protokollit për NATO në Kuvend përpara dy ditëve, le të jetë propozim i ri. Këtë e them si mundësi, përndryshe vendimi është i tyre dhe kë të duan le të propozojnë”, tha Spasovski.

Përndryshe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është kërkesa e kryeministrit Spasovski, i cili kërkoi nga deputetët që të shkarkohet ministrja Mizrahi pasi që disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë./Portalb