Spasovski: Mërgimtarët mund të nxjerin pasaporta në konsulatat tona

Qytetarët të mos presin në qershor ose korrik për nxjerrjen e pasaportave, sepse atëherë shumica shkojmë në pushime, bëhet rrëmujë dhe pitja është e gjatë. Në kohë të kontrollojnë nëse u kanë skaduar afatet dhe në kohë të aplikojnë që t’u bëhen gati të rejat. porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Vjet, theksoi Spasovski, për herë të parë në 30 vitet e fundit, nga muaji maj deri në shtator, në muaj janë nxjerrë nga 44.000-46.000 pasaporta që është ngarkesë e madhe dhe i tejkalon të gjitha kapacitetet për punën e MPB-së.

Para Komisionit kuvendor për çështje evropiane, ministri informoi se në përfaqësitë tona diplomatike konsullore në shumicën e vendeve evropiane, por edhe në Australi, tani më janë instaluar stacione të bazës përmes të cilave mërgimtarët pa problem mund të nxjerrin pasaporta.

Spasovski përmendi se për nxjerrjen e pasaportave në diasporë kompetente është MPJ-ja, e jo MPB-ja. Tani, shtoi edhe procedura është më e thjeshtë.

Sipas tij, stacionet e bazës dhe tërë pajisja janë furnizuar për 500.000 euro që është minimum mjete financiare lidhur me atë që paraprakisht është shpenzuar në MPB.