Spasovski: Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore. Vendimi është i presidentit nëse do të vazhdojë. Ne deri në fund të javës duhet t’i përfundojmë ato analiza dhe të vendosim nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse heqja e masave restriktive do të thotë edhe se do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.

“Gjendja e jashtëzakonshme aspak nuk lidhet me masat restriktive. Masat restriktive i i sjellim në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës dhe shëndetit të popullatës dhe në bazë të kësaj i kemi sjell masat restriktive për lëvizje, masat restriktive në pjesën e punës së restoranteve, të objekteve hotelierike, të qendrave të testimit, të autoshkollave, gjithkund ku ka ekzistuar rrezik serioz që të kemi mundësi për përhapjen e virusit Covid-19”, ka thënë Spasovski.

Ai theksoi se bëhen analiza në cilën mënyrë më lehtë do të përballemi me situatën, duke e pasur parasysh, siç tha, se jemi shteti i vetëm në botë në të cilin nuk punon Parlamenti dhe vetëm si mekanizëm mbetet sjellja e dekreteve me fuqi ligjore.

“Në bazë të atyre argumenteve dhe analizave do të vlerësojmë nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimi është i presidentit nëse do të vazhdojë. Ne deri në fund të javës duhet t’i përfundojmë ato analiza dhe të vendosim nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse kërkojmë vazhdim natyrisht që vendimi do të jetë i presidentit nëse do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme ose jo. Megjithatë, masat restriktive, lehtësimi i atyre masave nuk varen nga gjendja e jashtëzakonshme”, ka thënë Spasovski.

Ai përkujtoi se me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore.

“Neve na mbesin edhe 22 ditë në kuadër të Afatit kushtetues prej 60 ditëve nga shpërndarja e Parlamentit e deri në mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu që gjendja e jashtëzakonshme e determinon datën e zgjedhjeve. Gjendja e jashtëzakonshme përfundon të shtunën, sot jemi e mërkurë, kemi edhe disa ditë për të sjell vendim dhe kur do ta sjellim do t’ju informojmë në kohë”, ka ai.

Lidhur me datën për zgjedhje, Spasovski përsëriti se Qeveria ka sjell Dekret lidhur me veprimet zgjedhore, që është shqyrtuar nga Gjykata kushtetuese në bazë të supozimit deri tek Gjykata kushtetuese.

“Gjykata kushtetuese solli vendim se Dekreti është në bazë të Kushtetutës se është valid në sistemin drejtues në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tani nuk ka mundësi që ne të analizojmë nëse ai vendim është i mirë ose jo. Për këtë ka thënë Gjykata se është i mirë, ndërsa vendimet e Gjykatës kushtetuese nuk komentohen, ato zbatohen. Ashtu që, liderët politikë duhet ta kenë parasysh se kur kanë sjell vendim për shtyrjen e zgjedhjeve, u soll Dekreti me të cilin janë shtyrë zgjedhjet dhe sot duhet të dinë se determinohen zgjedhjet nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Njëzetë e dytë ditë pasi do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme duhet të mbahen zgjedhjet”, tha Spasovski.

Ai përsëriti se Dekreti nuk mund të ndryshojë siç do t’i përgjigjet dikujt, për shkak të kësaj kemi afat kushtetues prej 60 ditëve i cili tregon se nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit, zgejdhjet duhet të mbahen në afat prej 60 ditëve.

“Ne kemi 38 ditë, pas gjendjes së jashtëzakonshme, me Dekret janë ndërprerë të gjitha afatet në veprimet zgjedhore, mbesin edhe 22 ditë dhe në bazë të kësaj të vlerësohet. E vetmja gjë është çështja nëse do të ketë nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga aspekti i asaj si do të mund të përballemi me krizën ekonomike në periudhën e ardhshme. Unë prandaj pres se do të kishte dialog mes partive politike dhe në bazë të atij dialogu të sillet vendimi në kuadër të afateve të cilat janë paraparë”, ka thënë Spasovski./MIA