Spasovski: Mbyllet grupi “Dhoma Publike”, keni kujdes ka edhe një grup tjetër identik


Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në Telegram. Policia deri më tani ka ndaluar disa persona të dyshuar se qëndrojnë pas rastit. Dy persona nga Manastiri, një nga Shtipi dhe një nga Velesi, informoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Ndër tjerash shkroi se ka edhe një grup të ngjajshme në Telegram me përmbajtje të ngjajshme.
Spasovski bëri me dije se të gjithë keqpëroduesit do të dënohen sipas ligjit.