Krizë të madhe të emigrantëve si vitet e kaluara nuk ka më as në Maqedoni dhe as në rajon, por është rritur emigrimi ilegal. Krahasuar me vitin e kaluar, edhe këtë vit kemi rritje të tentativave ilegale të kalimit të kufirit në Republikën e Maqedonisë me Greqinë, deklaroi sot ministri i Brendshëm Oliver Sapsovski.
Theksoi se është paraqitur edhe një drejtim i kundërt i emigracionit nga Serbia në Maqedoni, kryesisht shtetas të Iranit.
Sipas Spasovskit në dy javët e kaluara ka një rënie drastike të tentativave për kalimin ilegal të kufirit.
“Policia e Maqedonisë punon së bashku me nëpunësit policorë të shteteve të tjera partnere, që punojnë në sigurimin e kufirit maqedonaso-grek, ndërsa kemi formuar edhe forca të veçanta të cilat do të punojnë në pengimi e emigrimit ilegal dhe në tregtinë e njerëzve”, tha Spasovski duke shtuar se tashmë janë kryer edhe aksione në bazë të kësaj strategjie.
Theksoi se emigrimi do të jetë një prej problemeve permanente jo vetëm për Maqedoninë por edhe për rajonin, ndërsa së bashku me terrorizimin dhe sigurinë kibernetike janë sfidat vijuese në shkallë globale.