Në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 vepra penale, njofton ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, krimi total ka shënuar një rënie prej 8.31%, që vjen si pasojë e ndryshimeve të regjistruara në fushën e krimit ekonomik, ku numri i veprave penale që lidhen me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore është ulur ndjeshëm, për sa i përket epidemisë. Dëmi i përgjithshëm material është 122,8 milionë denarë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.