Spasovski konfirmon kthimin e Gruevskit në Maqedoni

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të kthehet dhe do ta vuajë dën*imin, porositi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në TV 24.
Duke komentuar punën e MPB-së dhe kritikat për arr*atisjen e ish kryeministrit Gruevski, Spasovski shkurt u përgjigj se ai do të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe do ta vuajë d*ënimin me b*urg.

Ndryshe, Ministria e drejtësisë në shtator paralajmëroi se do të dërgojë kërkesa të reja për ekstradim të autorëve të veprave penale, për të cilët ka rrethana ose padi të reja, kurse mes tyre një do të kërkohet në Hungari, për ekstradimin e ish kryeministrit Gruevski.