Spasovski: Këtë vit një ndër festat më të mëdha krishtere do ta kalojmë në izolim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në video-urimin me rastin e festës krishtere Pashkët, deri te besimtarët ortodoksë dhe Kisha ortodokse maqedonase, thekson se këtë vit, një ndër festat më të mëdha krishtere do ta kalojmë në izolim, si arritje të secilit prej neve para sfidave, të cilat në nivel botëror i solli kjo pandemi dhe kriza shëndetësore ekonomike, e shkaktuar nga virusi Kovid-19.

“Pashkët janë festë, e cila e shënon fundin e udhëtimit nëpër vuajtjet e Krishtit dhe me të cilën e festojmë fitoren mbi vdekjen”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Spasovski.

Kryetari i Qeverisë në urimin thekson se festa në vete bart edhe solidaritet me të tjerët dhe se që të ballafaqohemi me këto sfida dhe t’i zbusim pasojat, janë të domosdoshme pikërisht ndihma dhe solidariteti i secilit prej neve.

“Pashkët janë festë e shpresës. Këtë vit ballafaqohemi me armik të panjohur dhe të fuqishëm, i cili i sfidoi jetët tona dhe të afërmve tanë. Krishti u ringjall! Qëndroni në shtëpi”, porositi Spasovski, në urimin me rastin e festës së madhe ortodokse, Pashkët.