Spasovski kërkon zgjedhje para vjeshtës për shkak të paralajmërimit të valës së dytë të coronavirusit

Sipas Spasovskit, Qeveria kë kërkuar 14 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme për të pasur mekanizma për ta arsyetuar edhe paketën e tretë të masave ekonomike.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pas mbledhjes së Këshillit për Siguri theksoi se institucionet duhet të ndërmarrin përgjegjësi edhe për zgjedhjet kuvendare që duhet të mbahen, për shkak se sistemi shëndetësor duhet të jetë funksional për të menaxhuar me pandeminë.

Sipas Spasovskit, Qeveria kë kërkuar 14 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme për të pasur mekanizma për ta arsyetuar edhe paketën e tretë të masave ekonomike.

“Në këto momente, një nga arsyet për 14 ditë të reja gjendje e jashtëzakonshme bazohet në atë se duhet të marrim vendime që do të thonë mbështetje dhe rinisje të ekonomisë së Maqedonisë, mbështetje për qytetarët me qëllim që të tejkalohet ajo që na ndodhi si rezultat i krizës shëndetësore”, tha Spasovski.