Ministri i MPB-së në ‘Studio 10’ u bëri thirrje qytetarëve që të festojnë festat e fundvitet në mënyrë të përgjegjshme pa pasur grupime.
“Për një familje me 4, 5, 6 anëtarë nuk është problem, problem është se shtëpitë në vendet turistike jepen për 20, 30 madje edhe për 40 persona.
Tani numri i këtyre shpalljeve ra dukshëm menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle. Ne kemi plan të posaçëm për natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e ardhshme, më 1 janar”, tha Spasovski.